
Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II ka përdorur momentin historik të jubileut të saj të Platintë për të ripërcaktuar të ardhmen e monarkisë, duke bërë thirrje që Dukesha e Cornwall-it të njihet si Mbretëresha Camilla kur Charles të bëhet Mbret.
“Është dëshira ime e sinqertë, kur të vijë koha, që Camilla të quhet Mbretëreshë” ka thënë ajo.
Kjo deklaratë ka kthyer tashmë të gjithë vëmendjen e botës tek e shoqja e princit, princesha Camilla, dikur rivale me Lady Dianën. Mediat britanike raportojnë se kur Princ Charles të bëhët mbret, bashkëshortja e tij, princesha Camilla do të mbajë një nga kurorat më të famshme në botë e cila përbëhet nga 2800 diamante.
Kurora u krijua në vitin 1937 për babain e Elizabeth, Xhorxh VI, dhe përbëhet nga 2800 diamante, të cilat Sulltani i Turqisë ia dhuroi mbretëreshës Viktoria, në vitin 1856. Mbi të ndodhet diamanti i famshëm 105 karatësh, Koh-i-Noor. Kur mbretëresha ti dhurojë Camillas kurorën, ajo do të marrë titullin Mbretëreshë dhe do të trashëgojë fronin mbretëror.