
Mbreti Charles III ka një pseudonim për nusen e djalit, Meghan Markle dhe ishte shumë sekret….deri tani
Gjëra të çuditshme kemi lexuar shumë për Familjen Mbretërore, por një pseudonim nga Charles III për nusen e djalit, ishte një surprizë e vërtetë.
Nuk bëhet fjalë për Kate Middleton, ‘mbretëreshën’ e kopertinave prestigjoze për gjysmën e botës, por për Meghan Markle, ‘strumbullarin’ e Buckingham Palace, e cila, me deklaratat e saj ‘eksplozive’ (bashkë me të shoqin Harry, në intervistë tek Oprah Winfrey) bëri të tronditej më shumë se një herë Familja dhe nervat e Hirësisë së saj, mbretëreshës së ndjerë.
Sipas shtypit përtej oqeanit, mbreti Charles III ka zgjedhur për Meghan një pseudonim sa interesant, aq edhe të çuditshëm:“Tungsten” (metal i fortë dhe shumë rezistent, në ngjyrë argjendi).
Arsyeja e këtij është sepse thuhet se Charles III-të e ka vlerësuar shumë këmbënguljen dhe rezistencën e bashkëshortes së Harry-t, aq sa ta nderonte me emrin e një metali shumë të fortë.
Nuk është absolutisht një ofendim, kjo është mënyra e Charles III për të bërë komplimenta. /Përshtati Pamfleti, Pourfemme