Aktualitet 2 Mars 2022, 07:21

Mbrojtja Civile/ Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë, institucioneve u kërkohet të dorëzojnë projektet

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtja Civile/ Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë, institucioneve u kërkohet të dorëzojnë projektet

Institucioneve qendrore dhe vendore u është kërkuar që të paraqesin projektet e tyre për vitin 2022 të lidhura me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Kjo lidhet me parashikimet që ka ligji për “Mbrojtjen Civile” dhe fondit të dedikuar në buxhet për emergjencat civile. Ministria e Mbrojtjes bëri të dikur se të gjitha njësitë duhet të dorëzojnë projektet duke mbajtur parasysh disa elementë që lidhen nga specifikimet e plota teknike tek elementët e zbatimit.

“Bazuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, si dhe nenit 15 të ligjit 115/ 2021 “Për buxhetin e vitit 2022”, Aneksit 6 “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”, përkatësisht fondit të akorduar në Buxhetin e vitit 2022 në programin “Emergjencat Civile”, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbështetet në politikën kombëtare të parandalimit dhe zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë, duke menaxhuar në nivel rajonal dhe vendor fatkeqësitë natyrore, përmes investimeve publike dhe private në marrjen e masave strukturore dhe jostrukturore, njoftohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, që te paraqesin projekt zbatimet, duke përfshirë:

– Specifikimet e sakta dhe të plota teknike


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
– Hartimi dhe përpilimi i preventivave ndërtimor mbështetur në të gjitha elementët e specifikimeve teknike.

– Detajimi dhe përfshirja e çdo elementi të domosdoshëm në projekt-zbatim” nënvizon Ministria e Mbrojtjes

Rreziku i Shqipërisë i lartë

Një vit më parë një raport i Bankës Botërore vinte theksin tek rreziku që kishte Shqipëria nga fatkeqësitë si dhe nevojën për ndërhyrje.

Banka ka vlerësuar se Shqipëria duhet të investojë mbi 98 milionë dollarë si pjesë e përgatitjes ndaj emergjencave dhe përgjigjen ndaj tyre (EP&R) në kushtet kur kërcënohet nga katastrofat.

Raporti diagnostikues “Gatishmëria emergjente dhe Vlerësimi i Reagimit” dha në detaje tre skenarë për investimet dhe aspektet kyçe ku duhet të ndalet vëmendja, duke shprehur se kjo axhendë duhet të mbështetet edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare.

“Plani i investimeve përfshin tre skenarë investimesh për një shumë totale prej US $ 98,422,500, të përbërë nga një periudhë afatshkurtër pra investimet e kryera gjatë vitit të parë (10,622,000 dollarë amerikanë), investimet afatmesme të kryera gjatë një periudhe një deri në tre vjet (54,810,500 dollarë amerikanë), dhe investime afatgjata të kryera për më shumë se tre vjet (32,990,000 dollarë amerikanë)./Monitor

 

Sociale fatkeqësi Institucion Rrezik