Sport10 Korrik 2018, 21:57

Mbyllet gjithçka mes Francës dhe Belgjikës, “Gjelat” janë në finale

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet gjithçka mes Francës dhe Belgjikës,

Ka mjaftuar një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti që Franca të jetë finalistja e parë e botërorit “Rusi 2018”. “Gjelat” francezë bënë një lojë fantastike, duke filluar që nga mbrojtja, e deri tek sulmi, ku Mbappe e Griezmann ishin si gjithmonë të papërmbajtshëm.

Belgjika vuajti “mungesën” e Lukakut. Edhe pse ishte në fushë përgjatë gjithë 90’ minutave, sulmuesi belg nuk arriti të dalë nga hija e Varane e Umtiti, që ishin të pakalueshëm.

Franca arrin kështu finalen e madhe të Moskës dhe pret gjysmëfinalen tjetër mes Kroacisë dhe Anglisë për të mësuar kundërshtarin.

 Francë – Belgjikë    1-0 (Umtiti 51’)

Sport Belgium francë World Cup