Politike22 Maj 2022, 22:26

Mbyllet numërimi i votave, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet numërimi i votave, foltorja shpall Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit për kreun e PD. Pothuajse në të gjitha qytet ka përfunduar numërimi dhe Berisha ka fituar me të njëjtin rezultat siç pritej.

Dihej që do të ishte një proces farsë, pasi Ibsen Elezi ishte i vendosur sa për të krijuar legjitimitet në garë. Por Komisioni i Rithemelimit e shiti si një fitore të thellë përballë tij.

Sipas rezultateve të publikuara nga Albana Vokshi, Berisha ka korrur sukses në të gjitha degët. Madje sipas “foltoristëve”, kjo ka qenë një fitore historike dhe procesi ishte tepër transparent. Sipas Vokshit, Berisha mori 93.4 për qind të votave. Më konkretisht, 40.820 vota. Ndërsa Ibsen Elezi mori 2.532 vota ose 5.8%.

Zgjedhjet e mbajtura sot nuk njihen nga deputetët, nga ndërkombëtarët dhe madje nga gjykata. Statuti mbi të cilin u mbajtën zgjedhjet nuk ka hyrë ende në fuqi. Megjithatë Berisha pas pak do të shpallë fitoren dhe tani do kemi një kurs të ri përplasje në PD. Ndonëse qëllimi i zgjedhjeve ishte bashkimi, në fakt do kemi një konflikt më të thellë.

Rezultatet sipas zonave

Elbasan

Qendra 1

Sali Berisha 541 vota

Ibsen Elezi 16 vota

Të pavlefshme 6 vota

Qendra 2

Sali Berisha 450 vota

Ibsen Elezi 23 vota

Të pavlefshme 1

 

Cërrik

Sali Berisha 337 vota

Ibsen Elezi 14 vota

Të pavlefshme 6

Belsh

Sali Berisha 285 vota

Ibsen Elezi 11 vota

Të pavlefshme 2 vota

Gramshi

Sali Berisha 353 vota

Ibsen Elezi 17 vota

Të pavlefshme 0

Peqin

Sali Berisha 420 vota

Ibsen Elezi 5 vota

Sarandë

Sali Berisha 354 vota

Ibsen Elezi 121 vota

Të pavlefshme 11 vota

Delvinë

Sali Berisha 207 vota

Ibsen Elezi 14 vota

Qarku Gjirokastër

Sali Berisha 1756 vota

Ibsen Elezi 126 vota

Të pavlefshme 16 vota

Himarë

Sali Berisha 113 vota

Ibsen Elezi  9

Te pavlefshme 2

Durrës

Sali Berisha 1089 vota

Ibsen Elezi  151

Te pavlefshme 13

Maliqi

Sali Berisha 1266 vota

Ibsen Elezi 10 vota

Te pavlefshme 2

Selenicë

Sali Berisha  198 vota

Ibsen Elezi 22 vota

Pogradec

Sali Berisha  484 vota

Ibsen Elezi 32 vota

Devoll

Sali Berisha 1082 vota

Ibsen Elezi 138

Të pavlefshme 8

Vlorë

Sali Berisha 836 vota

Ibsen Elezi 46

Të pavlefshme 8

Fushë Krujë

447 vota Sali Berisha

11 vota Ibesen Elezi

12 vota të pavlefshme

Sukth

493 vota Sali Berisha

10 vota Ibsen Elezi

5 vota të pa vlefshme

Kolonjë

356 vota Sali Berisha

38 vota Ibsen Elezi

6 vota të pavlefshme

Berat

Sali Berisha – 378 vota

Ibsen Elezi – 57 vota

Të pavlefshme – 3 vota

Poliçan

Sali Berisha – 93 vota

Ibsen Elezi – 2 vota

Pjesëmarrja – 95 votues

Maliq

Sali Berisha – 1266 vota

Ibsen Elezi – 10 vota

Të pavlefshme – 2 vota

Mallakastër 

Sali Berisha – 409 vota

Ibsen Elezi – 10 vota

Has

Sali Berisha – 803 vota

Ibsen Elezi – 22 vota

Të pavlefshme – 5 vota

Mirditë

Berisha 454 vota

Ibsen Elezi 18 vota

6 vota të pavlefshme

Kavajë

Berisha 830 vota

Elezi 23 vota

5 vota të pavlefshme

Politike Berisha PD zgjehdje