Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar bllokimin e rrugës së Arbrit nga reshjet e borës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan se rruga që u hap pa mbaruar ende për propagandë, është rrezik për qytetarët. Ndërsa akuzon qeverinë për izolimin dhe varfërimin e qytetarëve, demokratja iu bën thirrje dibranëve që të votojnë më 6 mars.
Sipas Çupit, atyre u nevoitet një bashki për vete, jo për qeverinë.
“Rruga e Arbrit, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora. E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pambaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokihet kalimi me polici si në shtetrrethim.
Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë nga Edi Rama, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë!
Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit qe ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë.
Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron. Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë.”– shkruan Çupi.