Politike 2 Shkurt 2023, 12:46

Mbyllet seanca, mazhoranca miraton me shpejtësi ligjet; deputeti i PS kapet “mat” duke votuar edhe për kolegen

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet seanca, mazhoranca miraton me shpejtësi ligjet; deputeti i PS kapet

Mbyllet mes tensionesh dhe debatesh seanca parlamentare. Ndonëse pritej që kryeministri të jepte sqarime për skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Rama u fsheh dhe nuk u paraqit në seancë, ndonëse kishte rënë dakord për interpelancë me deputetët e opozitës.

Ai delegoi Elisa Spiropalin, por opozita e refuzoi duke sjellë kaos në Kuvend. Deputetët e PD bllokuan foltoren dhe mazhoranca kaq deshi. Menjëherë Nikolla hodhi në votim ligjet e rendit të ditës dhe mbylli me urgjencë seancën. Ndërkohë deputetët e opozitës u lidhën Live në rrjete sociale dhe folën aty.

Ajo që ra në sy është se Rama në Kuvend kishte vetëm 72 deputetë, ndonëse vetë PS ka 75 (përfshirë Agron Çelën), si dhe janë 3 vota të partisë së Tom Doshit.

Ndërkohë skandali është se deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij. Në një video të kapur nga mediat, ai shihet teksa voton dhe për kolegen Tatiana Piro që nuk ndodhet në seancë.

Politike debate Kuvend votim