Kosova 6 Shkurt 2023, 16:16

Mbyllet takimi, Lajçak i prerë: Asociacioni duhet të zbatohet, s’ka kthim pas

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet takimi, Lajçak i prerë: Asociacioni duhet të zbatohet,

Mbyllet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të BE për dialogun, Miroslav Lajçak. I pranishëm mësohet se ka qenë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Lajçak, në një prononcim për mediat  ka thënë se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.

Ai bëri të ditur se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga Kurti lidhur me Asociacionin. Por Lajçak e bëri të artë se Asociacini është firmosur dhe duhet të zbatohet. Sipas tij, nuk ka kthim pas.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.

Ai shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.

Prishtine Asociacioni Kurti Lajcak