Bota17 Maj 2022, 21:03

Mbylli prindërit në një bodrum dhe abuzoi me vajzën e re, Ukraina identifikon ushtarin rus të përfshirë në përdhunime

Shkruar nga Pamfleti

Autoritetet ukrainase kanë identifikuar një ushtar rus, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re.

Fassakhov Bulat Lenarovich, 21 vjeç, nga Republika e Tatarstanit në Rusinë Qendrore, akuzohet se bashkë me kolegët e tij, kanë përdhunuar të renë, ndërsa prindërit e saj i kanë mbyllur në një bodrum dhe i kanë kërcënuar se do i vrasin.

Sipas shërbimit sekret ukrainas, Lenarovich përdhunoi vajzën e re dhe më pas ftoi tre shokët e tij.

Hetimet e kryera nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës identifikuan të riun që shërbente në brigadën e 30.

Ata thonë se dëshmitarët e konfirmuan atë si autor të një numri të madh krimesh lufte kundër civilëve ndërsa batalioni i tij pushtoi qytete dhe fshatra përreth Kievit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Fotot e Lenarovich të siguruara nga SBU tregojnë një djalë të ri serioz dhe të pa qeshur që pozon me një grua, që supozohet të jetë nëna e tij.

Shërbimi sekret ukrainas pretendon se ka identifikuar 1,140 ushtarë rusë deri më tani, të cilët kanë kryer masakra kundër civilëve.

Autoritetet ukrainase po kryejnë të paktën dhjetë hetime aktive për përdhunime, përfshirë edhe abuzime me fëmijët dhe me meshkuj.

Meqenëse pjesa më e madhe e vendit në jug dhe në lindje është ende nën pushtimin rus, mendohet se përmasat e vërteta të krimeve kolektive të luftës të kryera nga forcat ruse ende nuk janë zbuluar.

Bota perdhunime Ukraina