Politike 1 Shkurt 2023, 13:38

“McGonigal”/ Berisha sulmon Ramën: S’ka nder as komb, sillet si të ishte i biri i Kim Jong Un!

Shkruar nga Pamfleti
“McGonigal”/ Berisha sulmon Ramën: S’ka nder as komb,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ashpër kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal. Ai tha se Rama nuk ka nder e komb, duke shtuar se sillet si të jetë i biri i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un.

“Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte është regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut  dhe Lukashenkos. Edi Rama siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar dhe jo udhëheqësi.

Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, flamur, dinjitet ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë para kombit amerikan. Edi Rama është sjellë siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohjen si virtyt të palëkundur, moral të tij. Rama është sjellë si i biri i Enverit apo Kim Jong Un”, tha Berisha.

Politike Berisha McGonigal