Politike 2 Shkurt 2023, 13:21

“McGonigal”, Boçi: Rama është i zhytur, kemi mbledhur 43 firma për Komision Hetimor!

Shkruar nga Pamfleti
“McGonigal”, Boçi: Rama është i zhytur, kemi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha se kryeministri Edi Rama ka frikë, duke marrë parasysh dhe mbrojtjen e shtuar policore ndaj tij. Ndër të tjera Boçi u shpreh se deputetët e opozitës kanë mbledhur 43 firma për Komisionin Hetimor.

Ka një vendosje të furgonave të policisë, siç duket në atë frikën në rritje të zotit Rama kërkon dhe mbrojtje policore. Burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Siç fshihet Rama pas të vërtetës. Kemi kërkuar mocion debat, por është shmangur këtij debati. Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që është i zhytur në vepra të rënda penale, cenim të Kushtetutës së vendit.

Çështja kryesore është foto e zotit Rama me McGonigal, apo dhe vizitat e tij private, apo gjysmë private. Nuk është çështja e një fotoje të bërë para 5 vitesh. Ka një tendencë propagande për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh sot. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor Rama-McGonigal. Kemi marrë 43 firma. Kërkesa jonë do shkojë deri në fund, do e nxjerrim nga vrima ku është futur.”,- tha Boçi.

Politike Boci McGonigal Rama