Politike31 Janar 2023, 21:34

“McGonigal” në SPAK, rrëfehet Gazmend Bardhi: I kërkova prokurorisë t’u drejtohet zyrtarisht autoriteteve amerikane

Shkruar nga Pamfleti
“McGonigal” në SPAK, rrëfehet Gazmend Bardhi: I

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se në kërkesën që ka depozituar në SPAK për nisjen e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen McGonigal i ka kërkuar prokurorisë t’i drejtohet zyrtarisht autoriteteve amerikane.

Bardhi sqaroi se aktpadia që SPAK kërkoi prej tij është një dokument i bërë publik jo i marrë në rrugë zyrtarë gjë që sipas tij duhet ta bëjë prokuroria shqiptare.

Prita si deputet 24 orë që pasi mediat po flisnin për një skandal ku ishte i përfshirë kryeministri që SPAK të njoftonte kryesisht nisjen e hetimeve dhe kuptova se SPAK po bënte sikur s’e kishte dëgjuar. Ndaj ju drejtova me një shkresë zyrtare ku i vija në dispozicion të dhënat e përmendura në aktakuzën e drejtësisë amerikane, duke u kërkuar t’i drejtohen zyrtarisht drejtësisë amerikane. Dokumentet që unë kam janë publike, por s’i kam marrë zyrtarisht nga SHBA”, tha Bardhi për emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

Politike Bardhi SPAK