Politike 1 Shkurt 2023, 20:36

“Më 11 shkurt shqiptarët do thonë fjalën e tyre”, Berisha nis takimet për protestën: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën

Shkruar nga Pamfleti
“Më 11 shkurt shqiptarët do thonë fjalën e

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbledhur sot drejtuesit e Partisë Demokratike për të diskutuar lidhur me protestën kombëtare të thirrur më datë 11 shkurt.

Berisha ju bëri thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së thirrur prej tij, në atë që ai e quajti tentativë për të mbrojtur nderin dhe të ardhmen e kombit, si dhe për të rrëzuar kryeministrin Rama nga pushteti, pasi sipas tij ka prishur marrëdhëniet me partnerin strategjik SHBA.

Të bashkohemi për të mbrojtur nderin e të ardhmen e kombit. Të bashkohemi për të larguar këtë demon pushteti që i futi një thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin tonë më kryesor strategjik, i cili ka kontrubuar në lirinë e shqiptarëve.

Nuk ka shërbim më të keq që mund t’i bëhej kombit nga një person përveç se ta bënte për llogari të Rusisë por rusët ishin vetë në këtë aferë dhe ai e bëri për llogari të karriges së tij. Kam besim që me 11 shkurt Shqipëria, i madh e i vogël do vërshojë në Tiranë për përmbysjen e Ramës. Tirana do derdhet në rrugë e shesh për të larguar uzurpatorin, një kryeministër që me qëndrimet e tij është sot njeriu më i damkosur në gjithë botën e lirë. Më 11 shkurt shqiptarët do thonë fjalën e tyre”, tha ai.

Politike Berisha Protestë Thirrje