Kulture23 Prill 2019, 14:41

Me 23 prill lindi dhe vdiq dramaturgu i madh i botës, William Shakespeare

Shkruar nga Pamfleti

Me 23 prill lindi dhe vdiq dramaturgu i madh i botës, William Shakespeare

William Shakespeare ishte një dramaturg  anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq po nmë 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.

Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që fjalori aktiv i njeriut të epokës nuk përmbante më shumë se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe të pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjalë me shumë kuptime.

Veprat më të shquara:

Hamleti

Romeo e Zhuljeta

Henriku IV

Makbeth

Shumë zhurmë për asgjë

Nata e dymbëdhjetë

Mundimet e kota të dashurisë

Othello

Antoni e Kleopatra

Simberlini

Përralla dimërore

Stuhia 

Mbreti Lir

Jul Çezari


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Kulture lindja Vdekja William Shakespeare