Sport27 Shtator 2022, 21:49

Me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes, Shqipëria dominon Islandën në 45 minutat e para (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes, Shqipëria dominon

Me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes, Shqipëria dominon Islandën në 45 minutat e para (Video)

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Islandës. Për kuqezinjtë realizoi mesfushori Ermir Lenjani në minutën e 35. Goditje fantastike e 33-vjeçarit me kokë, pas një krosimi të Uzunit.

Avantazh i merituar i Shqipërisë në 45 minutat e para të ndeshjes së fundit të grupit A2 në Ligën e Kombeve kundër Islandës në “Air Albania Stadium”.

Pjesa e parë tërësisht nën kontrollin e skuadrës së Rejës që luan me një lojtar më shumë që prej minutës së 10, pas daljes së Gunarson me kartonin e kuq për pengimin që i bëri Uzunit në superformë mbrëmjen e sotme.

Sport Islanda Liga e Kombeve Shqipëria