Bota26 Tetor 2018, 12:00

‘Më bëni ç’të doni, vetëm më lini të qetë’, studentja e zhdukur gjendet e përdhunuar dhe me kafkë të shtypur

Shkruar nga Pamfleti

‘Më bëni ç’të doni, vetëm më lini të qetë’, studentja e zhdukur gjendet e përdhunuar dhe me kafkë të shtypur

Një studente juridiku nga Afrika e Jugut e cila ishte zhdukur në maj të vitit të kaluar, është gjendur e vdekur. Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Hannah Cornelius. Sipas “The Mirror”, studentja ishte përpjekur të negocionte me katër djem për t’i shpëtuar vdekjes, por fatkeqësisht nuk ia doli.  Hannah u mor peng së bashku me mikun e saj 22-vjeçar Chesli Marsh, në perëndim të Cape Town.

Katër rrëmbyesit janë arrestuar dhe tanimë po përballen me akuza që përfshijnë vrasjen, rrëmbimin, grabitjen dhe përdhunimin.Të akuzuarit janë: Vernon Witbooi, 33 vjeç, Geraldo Parsons, 27 vjeç, Nashville Julius, 29 vjeç dhe Eben Van Nieberk, 28 vjeç, Tre prej tyre, Witbooi, Julius dhe Van Nieberk, pranojnë se ishin të pranishëm, por pohuan se vetëm grabitën dhe se nuk e kanë kryer përdhunimin ose vrasjen.

“Hannah tha se ne mund të bëjmë seks me të, por pastaj ne duhet të lëmë atë të qetë”, citohet të ketë thënë Parsons sipas “Times Live”. Kjo deklaratë doli fill pas hetimeve të policisë ndaj të dyshuarve. 27-vjeçari i tha gjykatës se banda donte të vidhte makinën, por gjërat morën drejtim tjetër kur e kuptuan se Hannah dhe Cheslin ishin ende brenda saj.

Burrat thuhet se përdorën një shkëmb masiv prej 37 kg, për të goditur kafkën e saj. Për t’u siguruar që ajo ishte e vdekur, një nga vrasësit gjithashtu e goditi me thikë në qafë.

Bota