Sport17 Janar 2023, 15:51

“Më besoi si një baba”, kampioni i Botës me Argjentinën i thur elozhe Edi Rejës

Shkruar nga Pamfleti
“Më besoi si një baba”, kampioni i Botës me

“Më besoi si një baba”, kampioni i Botës me Argjentinën i thur elozhe Edi Rejës

Papu Gomez, futbollisti që u shpall kamion Bote me Argjentinën në Botërorin e Katarit, i ka thurur elozhe Edi Rejas, teksa në një intervistë speciale të dhënë për “Corner”, e ka cilësuar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare si një baba që i besoi duke e ndihmuar të rritej, pas transferimit tek Atalanta, duke u shndërruar më pas në një lider te zikaltërit.

“Pas eksperiencës në Kharkiv, pata dy oferta: Atalanta dhe Verona që i kishte shitur Iturben Romës. Unë nuk isha i bindur për të shkuar në Verona, ndërsa Denis dhe Moralez ishin tek Atalanta. Po prisja në një hotel në Milano dhe ditën e fundit, pas shitjes së Bonaventurës te Milani, mori formë kalimi tek Atalanta.

Nuk e kam menduar kurrë se nuk ishte zgjedhja e duhur, por në 4 muajt e parë vuajta nga mosbërja e ndonjë përgatitjeje reale dhe sepse 4-4-1-1 e Kolantuonos nuk ishte e duhura për mua.

Me ardhjen e Rejës kaluam në 4-3-3, ai më vendosi në qendër të lojës dhe kjo më bëri të ndihem i rëndësishëm. Reja më besoi si baba dhe prej andej u rrita shumë. Ndeshja e Champions League kundër Dinamos ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë kundër Atalantës.

Në Europë e kemi paguar mungesën e përvojës. Atalanta ime ideale është një përzierje mes asaj të sezonit 2016-2017 dhe atij të sezonit 2019-2020”, ka treguar Papu Gomez.

Sport Edi Reja ish-trajneri i Shqipërisë kampioni i Botës me Argjentinën Papu Gomez