Bota24 Shkurt 2022, 23:23

‘Më falni, jam rus’! Një foto sa një mijë fjalë që po bën xhiron e botës

Shkruar nga Pamfleti

'Më falni, jam rus'! Një foto sa një mijë fjalë që po bën xhiron e botës

“Unë jam rus, më vjen keq për këtë”, kjo ka qenë pankarta e njërit prej protestuesve rus në rrugët e Gjeorgjisë.

I përqafuar me një tjetër protestues, i riu ka treguar keqardhjen prej prejardhjen e tij në këto momente kur Rusia po bombardon prej plot 24 orësh Ukrainën, duke i marrë jetë dhjetëra qytetarëve.

Ky është një moment prekës që ka bërë xhiron e botës.

Kujtojmë se, Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar, teksa ka nisur  ‘pushtimin’ në shkallë të gjerë të Ukrainës. Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të vrarë deri tani, ushtarë e civilë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota sulmet ruse ne ukraine