
Me fytin e prerë, gjendet i pajetë avokati shqiptar në Itali (Foto)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Reggio Emilia të Italisë, ku një avokat shqiptar është gjetur i pajetë në rrugë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima është shtetasi Aineo Redo, me origjinë nga Bulqiza. 49-vjeçari kishte ardhur në Itali disa vite më parë dhe pas diplomimit ushtronte profesionin e avokatit në një studio jo shumë larg galerisë ku u gjet i vdekur në tokë.
Turpi i tij u gjet nga kalimtarët me fyt të prerë, ndërsa në dorë kishte një thikë. Policia dyshohen se është vetëvrasje, mirëpo nuk përjashtohet dhe fakti që të jetë dhe vrasje dhe autorët ta kenë lënë në dorën e viktimës thikën, për t’u dukur si vetëvrasje.
Autoritetet italiane, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.