Showbiz 8 Janar 2023, 12:08

‘Më gjuante me grushta dhe donte të më vriste’, Kejvina Kthella rrëfen keqtrajtimet e pësuara nga ish partneri

Shkruar nga Pamfleti
‘Më gjuante me grushta dhe donte të më vriste’,

‘Më gjuante me grushta dhe donte të më vriste’, Kejvina Kthella rrëfen keqtrajtimet e pësuara nga ish partneri

Modelja Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës në BBV se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në “Facebook”.

Ish-velina rrëfeu se partneri i saj e goditi me grushta, duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.

“Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj, donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja qaja dhe m’u merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin.

Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte, pasi i dashuri e kërcënoi me vëllain në sy të efektivëve.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike?!’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj, donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja qaja dhe m’u merrte fryma.

Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua?!”, tregoi ajo.

Edhe më herët kemi treguar për dhunën që Kejvina pësonte nga i dashuri i asaj kohe, pasi komshinjtë pranë saj e denoncuan rastin në media. Por bukuroshja i mohoi zërat me anë të profilit të saj në Instagram. Mesa duket, BBV i dha mundësinë që më në fund të flasë.

Lifestyle #dhuna nga partneri Kejvina Kthella rrëfim