Bota26 Nëntor 2022, 13:50

Me gomone drejt Anglisë, zbardhet skema pse gratë shqiptare fitojnë azil në Britani

Shkruar nga Pamfleti
Me gomone drejt Anglisë, zbardhet skema pse gratë shqiptare

Me gomone drejt Anglisë, zbardhet skema pse gratë shqiptare fitojnë azil në Britani

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka përshkruar Shqipërinë si një ‘vend të sigurt dhe të begatë’ dhe thotë se shumë shqiptarë që kërkojnë azil në MB janë emigrantë ekonomikë dhe kërkesat e tyre për azil janë të rreme.

Shkruan Nicky Harley

Shqiptarët janë grupi më i madh i emigrantëve që aktualisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkua dhe 86 për qind e azilkërkuesve të miratuar nga shteti ballkanik janë gra.

Burrat nga Shqipëria kanë shumë më pak gjasa të marrin azil. Ata përbëjnë 14 për qind të pjesës së mbetur të kërkesave për azil të miratuara nga shteti britanik.

Më shumë se 7700 azilkërkues shqiptarë kanë aplikuar për leje qëndrimi në Britaninë e Madhe, krahasuar me vetëm deri në 20 aplikime në shtetet e BE-së, tregojnë të dhënat e fundit.

Pse shqiptarët janë grupi më i madh i azilkërkuesve?

Rritja e azilkërkuesve shqiptarë është me ritme tepër më të larta se për kombësitë e tjera. Në gjysmën e parë të vitit 2022, shqiptarët përbënin 16 për qind të të gjithë azilkërkuesve, nga 7 për qind në 2018.

Dan O’Mahoney, komandanti i i njësisë për menaxhimin e kanalit që ndan Anglinë me Francën, i tha së fundmi Komitetit të Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar se kontrabandistët e kishin bërë më të lehtë kalimin e Kanalit dhe se shumë burra shqiptarë ndërvepronin në bandat kriminale.

“Ka pak prova të mirëfillta për të shpjeguar pse shqiptarët po kërkojnë azil në MB në numër më të madh në këtë moment të caktuar kohor,” tha ai.

Në një raport të kësaj jave, grupi i ekspertëve Observatori i Migracionit, tha se flukset e migracionit janë të vështira për t’u parashikuar dhe sidomos rastet e kërkesave për azil.

“Një gamë e gjerë faktorësh ndikojnë në numrin e kërkesave për azil duke përfshirë ngjarjet gjeopolitike, informacionin dhe rrjetin e njerëzve që bëjnë kalimin” thuhet në raport.

“Hulumtimi akademik zakonisht ka sugjeruar se ndryshimet politike nuk janë shkaku kryesor i ndryshimeve në aplikimet për azil. Por rritja e azilkërkuesve shqiptarë në MB është kështu relativisht e pazakontë kur krahasohet me përvojën e vendeve anëtare të BE-së.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021, numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit nga rreth 1 900 në më shumë se 5 100.

Observatori i Migracionit parashikon se shifrat pritet të jenë sërish më të larta këtë vit pasi të dhënat e fundit për gjysmën e parë të 2022 zbuluan se më shumë se 4700 shtetas shqiptarë kanë aplikuar tashmë për azil.

A ndikojnë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për trafikimet?

Në deri në qershor të këtij viti, 86 për qind e shqiptarëve që morën miratimin për të qëndruar në MB ishin gra.

Gjatë dy viteve të fundit, përqindja e azilkërkuesve shqiptarë që janë meshkuj është rritur, nga 70 për qind në tremujorin e dytë 2019 në 91 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Vetëm një në tetë kërkesa për azil nga burrat shqiptarë aprovohet, një shifër shumë më e ulët që sugjeroi një raport nga Observatori i Migracionit me bazë në Oksford, do të thotë se institucionet në Mbretërinë e Bashkuar po favorizojnë gratë për shkak të frikës se ato janë trafikuar.

“Shumë azilkërkues shqiptarë mendohet se janë viktima të trafikimit,” tha ai.

“Një artikull i kohëve të fundit nga avokatja e imigracionit Irene Tsherit argumenton se kërkesat nga aplikantët shqiptarë shpesh aprovohen mbi bazën se ata janë trafikuar dhe se vendimmarrësit në Mbretërinë e Bashkuar për azilin zakonisht kanë pasur më shumë gjasa të pranojnë viktima të trafikimit femra sesa meshkuj.”

A mbërrijnë të gjithë shqiptarët me gomone?

Shqiptarët kanë qenë kombësia më e madhe që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone në vitin 2022, tregojnë shifrat e Home Office.

Ata shënonin 13,650 kërkesa për azil në vitin deri në shtator. Gjysma e këtyre pretendimeve erdhën nga persona që u futën në vend me gomone.

Metoda të tjera që përdoren nga shqiptarët për të hyrë në Britaninë e Madhe përfshijnë fshehjen në pjesën e pasme të kamionëve.

Çfarë ndodh me meshkujt shqiptarë që aplikojnë për azil?

Shqiptarët që kalojnë Kanalin drejt Britanisë së Madhe këtë vit thuhet se kanë qenë kryesisht meshkuj.

11,000 të ardhurve në MB përfaqësojnë deri në 2 për qind të të gjithë popullsisë së rritur mashkullore të Shqipërisë [nga 20 deri në 40 vjeç], sipas Z. O’Mahoney. O’Mahoney pretendon se shumë aplikantë meshkuj pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne, por ka frikë se disa “po bënin lojë”.

Ai ka paralajmëruar se disa burra janë të përfshirë në grupe të krimit të organizuar.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka përshkruar Shqipërinë si një ‘vend të sigurt dhe të begatë’ dhe thotë se shumë shqiptarë që kërkojnë azil në MB janë emigrantë ekonomikë dhe kërkesat e tyre për azil janë të rreme.

Kemi zbuluar se ata “stërviten” para se të vijnë këtu se çfarë të thonë dhe si të përdorin sistemin./The National News

Bota