Showbiz21 Nëntor 2018, 13:41

Me “historitë” e tyre, Saliu, Luli, Iliri e Monika, janë bërë si “Hasan P**dha”, si këta edhe Edi

Shkruar nga Pamfleti

Me “historitë” e tyre, Saliu, Luli, Iliri e Monika, janë bërë si “Hasan P**dha”, si këta edhe Edi

Populli thotë: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”: Vetë kanë bërë kërdinë, por flasin për varfërinë, ministra, kryebashkiakë e drejorë hajdutë, për tendera e koncesione, për saraje, vila e biznese mafioze, për kriminalë në zyrat e shtetit, për pasuri gjigande të vëna me korrupsion

 Qarkullon një histori e vjetër, ndodhur në një zonë të Shqipërisë e që përdoret shpesh, për personat që kanë lënë bëma prapa, të cilat nuk u hiqen as pas vdekjes.

Një një dasmë, dhëndri me emrin “Hasan”, pordhi kur shkoi të merrte nusen. Për të mos prishur dasmën, të gjithë bënë sikur nuk e dëgjuan pordhën e dhëndrit dhe gjithçka, kaloi me heshtje.

Hasani çoi nusen në shtëpi, u bë ahengu, dasmorët ikën e ai filloi jetën normalisht, me mendimin, se pordha u harrua, por kur doli në fshat, filluan t’i flisnin “Hasan Pordha”.

Kaloi mëse 1 vit e me këtë emër, filluan t’i flisnin edhe kalamajt e fshatit, kryepleqësia, krushqia dhe gjithë zona, duke u bërë histori popullore.

Prej turpit, Hasani la gruan dhe djalin e porsa lindur e iku në emigracion.

Pas 25 vitesh, malli për fëmijën dhe meraku për prindërit, gruan e pasurinë, e detyroi të kthehej në shtëpi.

Në të hyrë të fshatit, dëgjoi që buçiste muzika e kënga dhe pyeti një djalë të ri: – Ç’është, ky aheng, or bir?

Bashkëfshatari që nuk e njihte, i tha: – Po bëhet dasëm o xhaxha, martohet djali i Hasan Pordhës!

E treguam këtë histori jo për të qeshur, por për të vënë “duart në kokë”, sa herë që Saliu me familjen, Lulzimi me “ushtarët” e PD dhe Iliri e Monika me Tit Vasilin dhe ish-ministrat “fekale” korrupsioni, dalin e flasin, flasin për varfërinë, ministra, kryebashkiakë e drejtorë hajdutë, për tendera e koncesione, për saraje, vila e biznese mafioze, për kriminelë në zyrat e shtetit, për pasuri gjigande të vëna me korrupsion etj.

Që banda e “Rilindjes”, ka lidhje me botën e krimit e punon me të dhe, që po vjedh masivisht e pa u ndalur, kjo duket përditë, me miliardat që Rama, Gjiknuri e Ahmetaj, po u japin oligarkëve të çdo ngjyre.

Mirëpo sikur nuk ngjit në popull, që hajdutëritë dhe krimet e bandës “Rama”, t’i “mallkojë” banda “Berisha, Basha, Metaj, Kryemadhi”, mbasi ulërimat e tyre kundër korrupsionit, janë si hungërimat e një “kopeje çakenjsh” që ka bërë kërdinë, kundër “kopesë” tjetër, që u ka marrë “thelën” (pushtetin).

Sali Berisha, bënë mirë që denoncon krimin e korrupsionin, por kanë kaluar 21 vjet nga masakra hajdutërore e piramidave dhe Berishës, i thonë akoma: “Sali Sudja”.

Kanë kaluar 10 vjet nga ngjarja tragjike e Gërdecit, por nuk harrohet dhe Berishës, vazhdojnë t’i thonë akoma: “Sali Gërdeci”

Kanë kaluar 7 vjet nga 4 vrajset e 21 janarit, por ajo masakër nuk harrohet dhe Berishës, vazhdojnë t’i thonë akoma: “Sali 21 janari”

Kanë kaluar  20 vjet nga vjedhja e floririt në Krrabë, por ajo hajdutëri nuk harohet dhe presidentit Ilir Metaj, vazhdojnë t’i thonë: “Like floriri”.

Kanë kaluar 7 vjet, nga skandali aferave korruptive, çfaqur me videon që publikoi ish ministri Dritan Prifti, por ajo ndyrësi shtetërore, nuk harrohet dhe pazarxhiun Ilir Metaj, vazhdojnë ta quajnë: “Ilir Blloku”.

Kështu do vazhdojë historia e “Hasan Pordhës”, duke mos harruar kryeministrin Rama, që ka filluar të thirret me nofkat, “Edi Check-up”-i, Shullazi, Xhuxhi, Avioni, Rrahmani, Kazinoja etj..

Edhe horrat e “rilindjes”, kur të dalin në opozitë, do bëjnë sikur nuk kanë qenë kurrë në pushtet e sikur, nuk kanë bërë asnjë zullum, por do ulërijnë kundër krimit e korrupsionit./Pamfleti

codramol
smile

Funny Iliri e Monika janë bërë si “Hasan P**dha” Luli Me “historitë” e tyre Saliu si këta edhe Edi