Aktualitet10 Maj 2018, 10:28

Më i zoti në shkatërrimin e marrëveshjeve, sesa në krijimin e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Më i zoti në shkatërrimin e marrëveshjeve, sesa në

Më i zoti në shkatërrimin e marrëveshjeve, sesa në krijimin e tyre

Është koha “propozo ose mbylle gojën”, për Presidentin Trump.
Ai ka vepruar si një zjarrvënës ndaj detyrimeve ndërkombëtare të Amerikës. Deri më tani, ka dalë nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP), marrëveshja për rregullimin e klimës në Paris dhe tani marrëveshja bërthamore e Iranit, duke nisur rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Sipas Trump, marrëveshja me Iranin është një “marrëveshje e tmerrshme dhe e njëanshme që nuk duhet të kishte ndodhur asnjëherë.” NAFTA është “marrëveshja më e keqe tregtare që është bërë ndonjëherë”. Marrëveshja e Parisit ishte një “fatkeqësi për këtë vend”. Ishte një “marrëveshje shumë e keqe për Shtetet e Bashkuara”. KORUS është një “marrëveshje e papranueshme dhe e tmerrshme” dhe një “vrasës i punës”. OBT është “e padrejtë ndaj SHBA” dhe NATO “nuk tregohet e drejtë ndaj njerëzve dhe taksapaguesve të Kombeve të Bashkuara”.

Ndërkohë që shkatërron marrëveshjet ekzistuese, ai është zotuar të negociojë të reja, që do të jenë thjesht madhështore. Ai tha: “Më pëlqen partneriteti. Mendoj se është më mirë për vendin tonë … Dhe unë do të preferoja një marrëveshje dypalëshe … drejtpërdrejt me Japoninë.” Duke i thënë : au revoir marrëveshjes së Parisit, ai tha se” diçka mund të ndodhë … dhe nëse ndodh, kjo do të jetë e mrekullueshme. “Në deklaratën për prishjen e marrëveshjes bërthamore iraniane të martën, ai u zotua:” Ne do të … të gjejmë një zgjidhje reale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj kërcënimit bërthamor iranian “.

E gjithë kjo bie në kundeërshtim lëvdatat që i bën vetes, si ‘ujdi-bërësi më i mirë në botë’. Ndërkohë që në një postim në Tweeter në 2014 ai shkruante: “Marrëveshjet janë forma ime e artit. Njerëz të tjerë pikturojnë bukur ose shkruajnë poezi. Më pëlqen të bëj marrëveshje, mundësisht marrëveshje të mëdha. Kjo është mënyra se si unë fitoj kënaqësi.”

Pas gati 16 muajsh në detyrë, ai me sukses ka rinegociuar vetëm një marrëveshje – me Korenë e Jugut. Dhe ekspertët e tregtisë i përshkruan dallimet midis marrëveshjes së vjetër dhe asaj të re si “minimale”. / Përshati në shqip Bota.al

Forum Donald Trump presidenti ameikan