Showbiz13 Tetor 2022, 16:53

“Më ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat dhe shpifjet“, Ikardi flet pa dorashka për Uanda Narën: Tani është bërë gazi i botës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Më ka ardhur në majë të hundës nga

“Më ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat dhe shpifjet“, Ikardi flet pa dorashka për Uanda Narën: Tani është bërë gazi i botës (Video)

Mauro Ikardi ka thyer heshtjen sa i përket situatës së tij me Uanda Narën dhe ajo që ka thënë sulmuesi argjentinas ishte e papritur për shumëkënd. Në një publikim në Instagram në orët e vona të së mërkurës, sulmuesi argjentinas ka treguar të vërtetën e tij, duke mos kursyer sulmet ndaj modeles.

“Unë e njoh më shumë se kushdo tjetër, e kam mbrojtur gjithmonë, por kemi mbërritur në një pikë që është bërë gazi i botës. Më ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat, trillimet. Uanda kërkon divorcin prej një viti dhe kurrë nuk e bën. Ka gjithmonë një shantazh, një kërcënim, diçka, e pastaj nuk ndahemi kurrë”, theksoi ai.

Kritika publike e Ikardit, i cili pranoi se kishte qenë javën e kaluar në Argjentinë dhe gjatë ditëve atje Uanda Nara sillej normalisht me të, ishte se ajo nuk po mbronte fëmijët të cilët tashmë po vuanin situatën e këtij interesi të jashtëzakonshëm mediatik.

“Valentino është 14-vjeç, ai dhe vëllezërit e tij shohin lajmet, kanë Instagram, shohin Youtube dhe qartësisht kërkojnë informacione rreth gjithë këtyre gjërave për të cilat flitet. Siç kam bërë gjithmonë, unë u them atyre të gjithë të vërtetën. Jemi personazhe publike, të famshëm, të cilët krijojnë gjithmonë lajm. Do të dëshiroja të ishte për gjëra të tjera, por për fat të keq sot nuk është kështu. Fëmijët janë shumë të inatosur me të, për mënyrën se si bën gjithçka shumë publike”, theksoi ndër të tjera Ikardi në këtë shpërthim publik kundër bashkëshortes së tij.

? ¡ÚLTIMO MOMENTO! ?
Mauro Icardi rompe el silencio e un vivo de Instagram:

?️ "Nunca nos separamos con Wanda"

? #ALaTarde por @AmericaTV pic.twitter.com/BCWgoyxk5p

— JOTAX (@JotaxTV) October 12, 2022

Showbiz Mauro Ikardi sulmuesi argjentinas Uanda Nara