Më 11 nëntor, kombëtarja shqiptare do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Kosovës në një test miqësor. Më 15 dhe 18 nëntor, djemtë e Edi Rejës do të ndeshen përkatësisht me; Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy duele që vlejnë për Ligën e Kombeve. Ndeshjet do të zhvillohen në “Air Albania Stadium”.
Paraditen e sotme, përpara mediave ka dalë edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili ka bërë publike listën e të grumbulluarve për tre ndeshjet e radhës, teksa ka theksuar se prej situatës së krijuar nga Pandmia, do duhet të vendosë të martën nëse do “peshkojë” sërish te Kombëtarja U-21.
Më herët trajneri i Shpresave, Alban Bushi ishte shprehur se detyra e tij është të furnizojë ekipin A, ndërsa nëse do i kishte lojtarët të gjithë në dispozicion do shkonte në EURO 21 me të rinjtë, duke “akuzuar” italianin për lojtarët që ka afruar tek ekipi A.
Në lidhje me këtë temë, mes batutash Edi Reja është përgjigjur:
“Shihemi të martën, atëherë do të kemi të reja të tjera. Kemi U-21 që ka lojtarë të mirë, do të “peshkojmë” atje se s’kemi çfraë të bëjmë. Bushi është ankuar? Ai qan gjithnjë. Është mësuar të qahet gjithnjë ai”, komenton mes batutash trajneri Reja.
https://streamable.com/68x59m займ на карту