Aktualitet14 Janar 2019, 17:08

Me kallashnikov e pistoleta, kapen dy vëllezërit shqiptarë që u arratisën nga burgu grek dy javë më parë

Shkruar nga Pamfleti
Me kallashnikov e pistoleta, kapen dy vëllezërit shqiptarë

Me kallashnikov e pistoleta, kapen dy vëllezërit shqiptarë që u arratisën nga burgu grek dy javë më parë

Ka marrë fund arratisja e dy vëllezërve shqiptarë nga burgu grek, në ditët e para të këtij viti. Siç raportuan mediat fqinje, të rinjtë shqiptarë arritën të kalonin hekurat e burgut grek ‘Koridhalos’ dhe t’ia mbathnin, por liria e tyre nuk ka zgjatur shumë. Mësohet se shtetasit Elvis Pepa dhe Leonard Pepa janë kapur pas një operacioni të organizuar nga Divizioni i Sigurisë së Attikës, i cili gjithashtu u mbështet nga ECAM.

Të njëjtat informacione thonë se dy shqiptarët janë gjetur në një shtëpi të braktisur në Mati. Raportohet se shqiptarët kanë qenë të armatosur, por nuk kanë bërë rezistencë, por i janë dorëzuar policisë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe një kallashnikov e dy pistoleta. Kërkimet po zhvillohen edhe në dy shtëpi të tjera për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre. Shqiptarët Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Aktualitet arratisja nga burgu Greqi kapen vellezerit shqiptare