Aktualitet12 Gusht 2022, 21:53

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Shkup, 12 gusht  – Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e PTHP-së lidhur me rastin me doktor Zhan Mitrevin dhe solli vendim për përcaktimin e masës së kujdesit për marrjen e dokumentit të tij të udhëtimit për shkak të rrezikut nga arratia, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Penale Themelore Shkup.

Pas përcaktimit të disa rrethanave të caktuara gjatë procedurës parahetimore, Prokuroria Publike Themelore Shkup, paraprakisht, sot informoi se është sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi bazë se ka kryer vepër penale – Mashtrim nga neni 247 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, siç kumtoi Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Prokurori publik kompetent, duke i pasur parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës për sigurimin e të dyshuarit – marrjen e dokumentit të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit të shtetit si edhe ndalesë për dhënien e një dokumenti të ri. Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë që të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe për udhëheqjen e papengueshme të procedurës, informojnë nga Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria Publike Shkup, sot për MIA-n konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.

Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.

Shkupi