Aktualitet26 Shtator 2022, 19:48

“Më ktheni paratë”/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për heqjen e sekuestros

Shkruar nga Pamfleti
“Më ktheni paratë”/ Gjykata e Apelit rrëzon

“Më ktheni paratë”/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për heqjen e sekuestros

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për heqjen e sekuestros nga paratë e saj, me pretendimin se është e pafajshme dhe dënimi i ka ardhur si pasojë e sulmit politikë dhe trysnisë së mediave.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, kthimin e sekuestros u kundërshtua edhe nga organi i akuzës me pretendimin se në ankim ish gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit. Gjithashtu dhe avokati Aldo Tabaku i dënuar me burg ka kërkuar pafajsi.

Vlen të theksohet se, ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha u lirua nga qelia në qershor të këtij viti për shkak se i përfundimit të afatit të masës së sigurisë. Trupa gjykuese do të shpallë vendimin në datën 11 Tetor ora 14.

Gjyqtarja Hoxha u bë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Aktualitet Enkeleda Hoxha

Aktualitet