Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e djeshme në “Real Story” për programin e LSI, që sipas saj, nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.
Kryemadhi: “Mua më kushton shumë më shumë fytyra se sa një lloj komoditeti në një tavolinë që nuk është më komoditet qoftë kjo edhe e përmasave të Dubait.(duke iu referuar ‘darkës së gabuar’).”
Kjo mund të jetë shumë e saktë dhe e sinqertë, pasi operacionet plastike dhe ndërhyrjet estetike, kanë bërë që kryetarja e partisë së burrit të vet, të mos e ketë më fare fytyrën origjinale të saj. Sa për të kushtuar, jo vetëm që ka kushtuar shumë, por vazhdon të kushtojë sepse mirëmbajtja bëhet një ose dy herë në vit në klinikat më të shtrenjta të botës.
Përsa i përket ‘Darkës së Gabuar’, shumë mirë ua ka bërë atyre të Dubait, se kur ka bërë Mona jetë luksoze, ata ende nuk kishin marrë një tender (disa syresh).
Në fund, Mona e ‘shpërlan’ me një frazë ‘që të këput’, duke thënë: “LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.”
Dhe të mendosh, që LSI ishte partia ‘gjithnjë në pushtet’, pikërisht për shkak të negociatave. Problemi është që tani, jo se nuk duan, por nuk po ua var më njeri (partitë në këtë rast)…/Pamfleti