Kulture16 Mars 2019, 15:31

Më mirë vonë se kurrë! “Google Gboard” tashmë përkthen në 103 gjuhë

Shkruar nga Pamfleti

Më mirë vonë se kurrë! "Google Gboard" tashmë përkthen në 103 gjuhë

Nëse përdorni tastierën e “Google Gboard” në “iOS”, tashmë mund të përktheni nga të gjitha gjuhët e mbështetura në “Google Translate”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në këtë listë të 103 gjuhëve të mbështetura gjendet edhe gjuha shqipe. Përdoruesit mund të shkruajnë dhe të përkthejnë në të njëjtën kohë për çdo gjë që mbështet “Google Translate”, direkt nga “iPhone”.

Funksioni i shumëpritur është tejet i vonuar. Diçka e tillë është e disponueshme në “Android” që nga 2017.

Me versionin 1.42 të “Gboard”, është shtuar edhe në i”Phone” dhe “iPad”, që kanë të instaluar “iOS”, 9 ose më shumë. Ndërsa shkruani, do të merrni sugjerime të përkthimit në shiritin mbi tastierë ose të shtypni butonin “Google”.

Aplikacioni automatikisht gjurmon gjuhën që po shkruani dhe ju lejon të zgjidhni atë që dëshironi të përktheni. Përdoruesit do të lejohen të bashkangjisin tekstin e kopjuar dikur dhe ta përkthejnë në një prej gjuhëve të mbështetura.

Përveç funksionin të përkthimit, “Gboard” ofron mbështetje për 685 gjuhë të ndryshme. “Gboard” është i përshtatur me funksionet e korrigjimit automatik dhe tekstit parashikues për secilën prej gjuhëve.

Teknologji 103 gjuhë Gboard Google