Më në fund Shigjetari do nisë të shohë dritë në fund të tunelit, të ndihmuar nga Hëna që hyn sot në shenjën tuaj. Në dashuri marrëdhënia në çift po tregon anën e saj më të ngrohtë: ideale për të rizbuluar kënaqësinë e të ndarit të gjërave bashkë.
Për ata që janë single, kapni në ajër rastin për të afruar pranë vetes dikë që ju intrigon prej kohësh. Mos u druani: një mbështetje do ta keni gjithsesi.
Përsa i përket punës, në rast se jeni përballë një zgjedhjeje të rëndësishme, mos u kushtëzoni. Vlerësoni mundësitë dhe vendosni vetë më pas.