Sport 3 Korrik 2018, 12:36

Më në fund Milani! Shet për një shifër rekord mbrojtësin e harruar në “papafingo”

Shkruar nga Pamfleti
Më në fund Milani! Shet për një shifër rekord

Gustavo Gomez, qendërmbrojtësi i Paraguait, u afrua te Milani me kosto 0, pasi u mor nga Lanusi.  Një operacion i mirë, pasi bëhej fjalë për një futbollist të ri dhe titullar në kombëtare, që edhe nëse nuk përmbushte pritshmëritë, sërish mund të shitej.

Gustavo Gomez luajti rreth 1000 minuta në Serinë A, në sezonin 2016-17. Nuk spikati dhe nuk fitoi zemrën e askujt. Me ndryshimin e pronësisë dhe trajnerit, paraguajani nuk ishte në planet e klubit, por ndërkohë asnjë ofertë nuk ishte e tillë që të kënaqte Fasonen e Mirabelin.

Boka Zhuniors e kërkoi në ngulm, aq sa agjenti i lojtarit u tërbua me Milanin, sepse Gustavo Gomez e kaloi sezonin e fundit mes stolit e tribunës në Milano, ndërkohë që luante rregullisht vetëm në kombëtare. Tani makthi i 25-vjeçarit merr fund, sepse Milani ka gjetur marrëveshjen dhe e shet te Boka Zhuniors për 6 milionë euro, shifër aspak e vogël për një lojtar që nuk luan futboll prej një viti. Në këtë mënyrë, vijon spastrimi te Milani, ku ka ende shumë lojtarë të panevojshëm për Gatuzon.

Sport Boka Zhuniors Gustavo Gomez Milani