
'Më përdhunoi dhe më la shtatzënë', përfundon në gjykatë fansja e fiksuar pas reperit
Reperi i njohur me famë botërore ka përfunduar në telashe falë një fanseje e cila pretendon se është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë prej tij. Bëhet fjalë për reperin e hitit In my feelings, Drake.
Reperi është shprehur para gjykatës se po ishte e vërtetë që ata kishin kryer marrëdhënie seksuale por mohon kategorikisht faktin se mund ta ketë përdhunuar ose të jetë shtatzënë. Drake tha në Gjykatë se me Lace është takuar për herë të parë në vitin 2017 në Manchester gjatë turit të tij në Angli.
Më tej reperi ka vazhduar duke thënë se Layla ka kërkuar të shkojë në turn me të por kur reperi nuk ka pranuar ajo është tërbuar. Madje, ai ka treguar se fansja i ka dërguar dhe mesazhe kërcënuese dhe më pas i ka thënë se ai është i ati i fëmijës, por reperi nuk e beson aspak këtë. “Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme të shtatzënisë, e nuk ka asnjë fëmijë,”- ka thënë Drake përpara Gjykatës.