Politike11 Gusht 2022, 18:09

“Me probleme të rënda psiqike”, juristi “shpërthen” ndaj Metës: Tregon nivelin e mjeruar të klasës politike, turpi është dhe i atyre që na i bënë president

Shkruar nga Pamfleti
“Me probleme të rënda psiqike”, juristi

Juristi Romeo Kara ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të një dite më parë të ish-presidenti Ilir Meta. Ky i fundit kërcënoi kryeministrin se “do e thyejë në mes” dhe se ai” godet më të fortin”.

Sipas juristit, deklarata e tij tregon e gjendjen në të cilën ndodhet politika shqiptare sot. Sipas tij, fajtore është shoqëria dhe Partia Socialiste që ju dhanë shqiptarëve një president me probleme psikologjike.

Sipas juristit, duhet një alternativë e re që të përballet më këtë klasë politike që nuk shqitet nga karrigia.

Momente të shfaqjes se fytyrës së vërtetë, jo vetëm të një ish-deputeti, ish-ministri, ish-kryeministri dhe ish-presidenti të këtyre 30 viteve, por të vete thelbit te kësaj elite politike postkomuniste, antivlere, antihumane, antishqiptare, e cila është vetëm një shprehje vulgariteti, shantazhi, shpërdorimi të besimit dhe përvetesuese e pasurisë publike.

Braktisëm vlerat dhe morëm të tatëpjetën morale dhe ekonomike, duke përfunduar në nivelin e Ilir Metës, nivelit më ordiner, që mund të ketë pasur ndonjëherë drejtimi i një shteti.

Turpi është jo vetëm i tiji, por, edhe i atyre që e servirën, suportuan dhe e mbajtën në pushtet, këtë fuks ordiner, me probleme të rënda psiqike dhe karakteri, pa përjashtuar edhe turpin tonë, që pranuam të biem nën nivelin e tij dhe e lejojmë atë të flasë në emrin tonë.

E ardhmja duhet dhe do t’i përkasë së pari vetëm një alternative, asaj morale, në përballje të plotë dhe pa kompromis, me vulgaritetin 30-vjeçar postkomunist”, shkruan Kara.

Politike debate Kara Meta