Anti-Mafia 7 Shkurt 2023, 14:21

Me sa lekë e ka blerë Salillari prokurorin Arenc Çela për t'i zbutur dosjen e ndërtimeve pa leje? Pse nuk e arreston administratorin?

Shkruar nga Pamfleti
Me sa lekë e ka blerë Salillari prokurorin Arenc Çela për

“Pamfleti” mëson se dosjen kriminale të Salillarit për ndërtimet pa leje është në dorën e kryeprokurorit të Tiranës, Arenc Çela, i cili po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar oligarkun.

Puthja që Edi Rama i dha vite më parë oligarkut Pëllumb Salillari, klientit më të madh të Rilindjes, është stema më përfaqësuese e kartelit të korrupsionit në Shqipëri, e mosndëshkimit, e pabarazisë para ligjit, e kapjes së drejtësisë dhe e aleancës mafioze për të plaçkitur dhe mbrojtur nga ndëshkimi.

Prej disa muajsh, në Prokurorinë e Tiranës qëndron një dosje për ndërtimin e kullave pa leje nga Pëllumb Salillari, në zonat më të lakmueshme të Tiranës.

Nën hundën e policisë dhe prokurorisë, Salillari ka ndërtuar pa leje nga Kopshti Zoologjik deri në Farkë mijëra m2 ndërtim, me qëllim përfitimi.

Në fund të vitit të kaluar, vetëm në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë, Salillarit iu sekuestruan rreth 20 mijë metër katror ndërtim dhe me një vlerë afro 12 milionë euro.

Nuk kuptohet se pse Salillari ka ndërtuar pa leje, kur oligarku mund t’i merrte lejet, duke paguar sekserët dhe tarifat e korrupsionit.

Por, kjo është njëra anë e krimit masiv. Ana tjetër konsiston tek kapja e Prokurorisë nga Salillari, i cili kohë më parë i shpëtoi edhe një arrestimi nga SPAK pasi pagoi 500 mijë euro. Dosja iu transferua në një prokurori rrethi për ta mbyllur.

“Pamfleti” mëson se dosjen kriminale të Salillarit për ndërtimet pa leje është në dorën e kryeprokurorit të Tiranës, Arenc Çela, i cili po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar oligarkun.

Me dhjetëra qytetarë shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar për një avlli, dritare apo çati pa leje, jo për qëllim fitimi.

Salillari është kapur në flagrancë, pasi ka ndërtuar dhjetëra mijëra m2 ndërtim në Tiranë, me qëllim fitimi, dhe deri më sot nuk i ka hyrë një gjemb në këmbë.

Minimalisht, Prokuroria duhet të kishte kërkuar arrestimin e Lulzim Salillarit, i cili është administratori në letra i kompanisë.

Pëllumb Salillari pikërisht për ta futur në burg në këto raste e ka vendosur administrator kushëririn e tij Lulzimin, se ndryshe do të vendoste veten.

Dihet se koka e aktivitetit kriminal të provuar është Pëllumb Salillari, ndërsa Lulzimi është maska që mund të mbajë burgun.

Por, Arenc Çela nuk po zbaton ligjin as për ‘mishin për top’ të Salillarit. Kemi të bëjmë me një krim të shumëfishtë.

Po kush janë arsyet që Arenc Çela, duke shpërdoruar detyrën, po amniston Salillarin?

Kush janë arsyet që prokurori po zvarrit dosjen, kur vetë oligarku ka pranuar krimin që në momentin e marrëveshjes së konfiskimit?

Sa para i ka çuar Salillari kryeprokurorit Arenc Çela dhe cili është sekseri? Vijon…

Anti-Mafia ndertime Rama Salillari