Politike14 Shtator 2018, 09:10

‘Më shantazhonte’! Rama tregon për herë të parë pse e përjashtoi deputetin Gjetani: Posti i rëndësishëm që

Shkruar nga Pamfleti
‘Më shantazhonte’! Rama tregon për herë të

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për përjashtimin e beftë të deputetit Gjetan Gjetani nga grupi i PS. Rama tregoi arsyet e këtij vendimi të papritur, duke u shprehur se Gjetani bënte shantazh me largim, nëse nuk do t’i jepej e drejta për të emëruar shefin e policisë në zonën e tij.

“U përjashtua se bënte shantazh që do iki. Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë. Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë”, u shpreh Rama mbrëmë në në Open në Top Channel, teksa theksoi se prej kohës që ai ka ardhur në pushtet deputetët respektojnë forcat e policisë.

Rama kërkoi përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, pasi përmes një statusi në Facebook-un e tij ai doli kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëroi se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të ishte i pari që do dilte në protesta.

Politike Edi Rama gjetan gjetani perjashtimi nga ps