
‘Më shpejt u puth Kiara me Luizin se sa takohesh ti me Alibeajn’, Berisha: Jetë të lumtur çiftit!
Kreu i Foltores ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku analisti Lorenc Vangjeli i tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.
Kështu, Berisha, ‘harroi’ Alibeajn, dhe iu përkushtua çiftit më të ri të ekranit. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu siç ka qarkulluar në media prej disa kohësh.
Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj
Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit!
Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?
Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër, sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.
Edhe më herët Berisha ka folur për Luizin, pasi ky i fundit ka ngritur një dolli për liderin e Foltores:
“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”
Kështu iu përgjigj Sali Berisha dollisë e përshëndetjeve të shumta të fenomenit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit.