Showbiz16 Shkurt 2019, 17:29

“Me shpirt jam aty me ju”: Stresi ka një mesazh për qytetarët nga qelia e burgut

Shkruar nga Pamfleti

"Me shpirt jam aty me ju": Stresi ka një mesazh për qytetarët nga qelia e burgut

Ndonëse i burgosur prej kohësh, Stresi sot me shpirt është me qytetarët të cilët janë mbledhur për të protestuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

I njohur për lirshmërinë e tij, këngëtari e ka pranuar publikisht bindjen e tij politike dhe madje është shprehur se kjo qeveri i ka sjellë vetëm probleme.

“Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni. Ju përqafoj me shpirt. Stresi”, ka shkruar në profilin e tij në “Instagram” këngëtari. Këtë shkrim e ka shoqëruar me një foto ku ka dalë me të atin në mbështetje të “Partisë Demokratike”. Këto deklarata i kanë sjellë gjithmonë probleme Stresit, i cili prapëseprapë nuk heziton ti shprehë publikisht.

Showbiz Burg Protestë Stresi