Sport 7 Prill 2022, 17:32

Më shumë minuta lojë në Kupën e Botës? FIFA shuan dilemat dhe tregon si do të zhvillohet Kampionati Botëror

Shkruar nga Pamfleti
Më shumë minuta lojë në Kupën e Botës? FIFA shuan

Më shumë minuta lojë në Kupën e Botës? FIFA shuan dilemat dhe tregon si do të zhvillohet Kampionati Botëror

Duket se presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka ardhur me një ide të re për Kupën e Botës, pasi plani për ta bërë Botërorin çdo dy vite dështoi.

Siç bën me dije “The Sun”, Infantino po mendon që Kampionati Botëror i futbollit të zhvillohet çdo tre vite.

Plani është që në çdo verë të mesme, të zhvillohen kampionatet kontinentale, si: Europiani, Kupa e Amerikës etj. dhe vitin e tretë të luhet Botërori.

Këtë ide, sipas “The Sun”, Infantino e hodhi javën e kaluar, kur është bërë mbledhja e 211 shteteve anëtare në Doha, i cili ka thënë: Është e rëndësishme të bëjmë diçka, edhe sikur të jetë një Botëror çdo dy vite ose çdo tre vite”.

Ditët e fundit në media është përfolur se FIFA po mendon të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e Kupës së Botës. Një prej ndryshimeve ishte që ndeshjet nuk do të luheshin më 90 minuta, por do të zgjateshin dhe do të luheshin 100 minuta.

Duke parë zhurmën e madhe të krijuar ditët e fundit, FIFA ka shuar të gjitha dilemat dhe ka dalë me një njoftim zyrtar, duke theksuar se asnjë nga këto ndryshime nuk do të bëhen gjatë sfidave të Kupës së Botës dhe ndeshjet do të luhen si normalisht me nga 90 minuta.

Deklarata e FIFA-s:

Pas disa raportimeve dhe thashethemeve të përhapura sot, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime te rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Botërorin FIFA 2022, Katar apo ndonjë kompeticion tjetër.

FIFA Statement

Following some reports and rumours spread today, FIFA would like to clarify that there will be no changes to the rules regarding the length of football matches for the FIFA World Cup Qatar 2022™️ or any other competition.

— FIFA Media (@fifamedia) April 6, 2022

Sport FIFA Infantino Kupa e Botës