Sport14 Maj 2022, 19:51

“Me shumë mundësi ishte ndeshja ime e fundit këtu”, dora në zemër dhe duartrokitje, Leva i jep lamtumirën Bajernit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Me shumë mundësi ishte ndeshja ime e fundit këtu”,

“Me shumë mundësi ishte ndeshja ime e fundit këtu”, dora në zemër dhe duartrokitje, Leva i jep lamtumirën Bajernit (Video)

Ndeshja e ditës së sotme kundër Volfsburgut duket të ketë qenë e fundit për Robert Levandovskin me fanelën e Bajernit. 

Bomberi polak ka folur në përfundim të takimit, duke theksuar dëshirën për t’u larguar edhe pse nuk dha sigurinë përfundimtare për këtë gjë. 

“Me shumë mundësi ishte ndeshja ime e fundit këtu. 

Nuk e them dot me 100% siguri, por ndoshta ishte. 

Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin.”, u shpreh Levandovski. 

Kështu përfundon aventura bavareze e sulmuesit polak, i cili iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2014 dhe mbërriti me parametra zero nga Borusia e Dortmundit. 

Më poshtë videoja e përshëndetjes për tifozët e tij, shumë duartrokitje me dorën në zemër, si për të treguar që Levwa vazhdon të ketë dashuri për tifozët që e kanë shoqëruar gjithë këto vite. 

Sport bomberi polak Robert Levandovski sulmuesi i Bajernit të Mynihut