Kronike21 Prill 2022, 17:17

Me snajper dhe “kallash” në banesë, shpallet në kërkim tropojani; vëllai i ‘kokës’ së grabitjes në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Një 53-vjeçar nga Tropoja, i identifikuar si vëllai i grabitësit të Rinasit, Admir Murataj, është shpallur në kërkim pasi iu gjetën armë në banesë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Ilir Murataj është në kërkim pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Çerem, iu gjetën një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara kanabisi, dylbi dhe elektrik dore.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.  

Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.    

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.  

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.  

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike grabitja e rinasit