Showbiz28 Prill 2019, 19:14

Me syze në klasën e “tarameles”” dhe ndjekësit e kapën këtë detaj, reagon Alketa Vejsiu

Shkruar nga Pamfleti

Me syze në klasën e "tarameles"" dhe ndjekësit e kapën këtë detaj, reagon Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka qenë së fundmi në fshatin Mushqeta, fshat i cili është bërë i njohur pas pjesëmarrjes së Xheisonit të vogël në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”. Xheison është bërë i njohur dhe shumë i dashur, pasi në vend të shkronjës K, thotë “T”, por sigurisht që është shumë i zgjuar.

Alketa shpesh herë në emision ka përmendur se do t`i ndryshojë jetën këtij djali. E për ta bërë këtë, Alketa ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj, fansave dhe kujtdo që e pëlqen Xheisonin Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj të cilët e kanë kritikuar duke i shkruar se këtë nuk duhet ta bënte publike dhe as t`i thyente krenarinë atij djali Komentet e tjera ishin se ata prisnin që këtë ta bënte Alketa vetë dhe jo të kërkonte ndihmën e të tjerëve.

Por ka pasur shumë nga ata komentues që janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë Xheisonin. Alketa ka njoftuar që në ditët në vijim do të publikojë çdo detaj për nismën që ka marrë për Xheisonin. Por pavarësisht komplimenteve, disa fansa kanë vënë re faktin që Alketa mbante syzë në shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit e ky detaj nuk u ka pëlqyer.

Mirëpo Alketa nuk i ka lënë pa përgjigje dhe u shkroi se kishte alergji duke qenë se është pranverë, prandaj ka mbajtur syze.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Showbiz Alketa Vejsiu Ndjekësit Syzet