alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Me tallavanë për presidentin, Kuvendi i Shqipërisë është bërë si kuvendet e Foltores

20/05/2022, 11:22
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A
Me tallavanë për presidentin, Kuvendi i Shqipërisë është bërë si kuvendet e Foltores

Me tallavanë për presidentin, Kuvendi i Shqipërisë është bërë si kuvendet e Foltores

Përdhosja e Presidencës si institucion sipëror i shtetit, ka shkuar deri në atë derexhe, sa po propozohen të moshuar e anormalë si Sali Berisha, dallkaukë e të pështirë si Petrit Vasili, anadollakë si Flamur Noka, ndrikulla si Monika Kryemadhi e Albana Vokshi, “të fortë” me nga 4 diploma si Tomë Doshi, ekuivalentë korrupsioni dhe pijanecë si Ilir Meta etj., por në fund do emërojë atë që ka në mendje Babloku

Është fakt, që proceset e përzgjedhjes së presidentëve, që nga Alfred Moisiu më 2002, Bamir Topi më 2007, Bujar Nishani më 2012 e deri te Ilir Meta me 2017-ën, kanë qenë pazare të pista personale e klanore të treshes Berisha- Nano- Meta- Rama.


-Lexo edhe:

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Për të mos kaluar në zgjedhje të parakohshme, pra, për të sunduar  bashkërisht nga 8 vite, votat për presidentët i kanë siguruar me klering tokash, lejesh ndërtimi, vendesh pune nëpër ambasada dhe ca me shit- blerje deputetësh, ku simbol kanë qenë proceset Topi e Meta.

Ndërsa këtë herë, pazarin dhe votat i ka në dorë vetëm Edi Rama, ndaj procesi është bërë tallava argëtuese për të, dhe lojë poshtëruese për shtetin, duke shkelur përcaktimin e Kushtetutës.

Vetë Edi Rama, nën maskën e gjoja komunikimit me popullin dhe me sondazhet e patronazhistëve në rrjetet sociale, krijoi terren për të propozuar, përfolur e nxitur vërshim kandidaturash të çdo kallëpi; aq sa, më dinjitozë ishin emrat e propozuar për “Përputhen”, se ata për Presidentin e Republikës.

Tollovia për presidentin e ri, ka shkuar deri në atë derexhe, sa po propozohen të moshuar e anormalë si Sali Berisha, dallkaukë e të pështirë si Petrit Vasili, karrieristë e anadollakë si Flamur Noka, ndrikulla si Monika Kryemadhi e Albana Vokshi, “të fortë” me nga 4 diploma si Tomë Doshi, ekuivalentë korrupsioni dhe pijanecë si Ilir Meta etj.

Pjesë e kësaj tallavaje që po drejtohet nga Taulant Balla, janë bërë grupi parlamentar i Alibeajt, i Shpëtim Idrizit dhe i Fatmir Mediut, ky i fundit përfaqëson Sali Berishën, siç është kuptuar nga kërkesat e shpeshta të tij, për ta futur Foltoren në tavolinën e negociimit.

Kushtetuta e thotë qartë, se kandidatura për President propozohet nga 20 deputetë me dokument të firmosur dhe depozituar te Kryetarja e Kuvendit, ndërsa Edi Rama e bëri me zarfe deputetësh të PS, të cilët nuk u bënë publike, se ç’emra kishin brenda apo ishin bosh.

Nisur prej ligjit, që çdo deputeti i lejohet të propozojë vetëm 1 emër e vetëm 1 herë gjatë gjithë procesit, PS-ja ka të drejtë të propozojë 3 emra kandidatësh e asnjë me tepër, mirëpo Taulant Balla, tha se mund të propozojë sa kandidatura të dojë në 3 raundet fundit.

PD-ja e drejtuar nga Alibeaj, me 25- 30 deputetët që i binden deri tani, ka të drejtë të propozojë vetëm 1 kandidat, mirëpo ditën e enjte, u bë e ditur se janë propozuar 8 emra, me gjasa se deri para raundit të dytë, lista mund të ketë më shumë kandidatë për President, se sa deputetë.

Ndërsa Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi, nuk mund të propozojnë dot emra kandidatësh, mbasi kanë nga 5-7 deputetë që ua kanë dhënë Berisha e Basha, për të krijuar grupe parlamanare për fonde, makina zyra, sekretare, udhëtime me delegacione zyrtare e ftesa nëpër botë.

Procesi farsë për Presidentin e ri, me Edi Ramën që prej 2 muajsh po tall menderen me deputetë ‘zarat” e tij e fatkeqësisht me opozitën; e ka katandisur Kuvendin e Shqipërisë, tamam si Kuvendet e Foltores, ku të gjithë krekosen si të rëndësishëm, japin mendime e mbajnë fjalime… por vendos vetëm Saliu.

Takimet, kriteret, kushtet e kandidaturat, janë krejt pa vlerë, mbasi emrin e Presidentit e ka në mendje dhe do ta caktojë vetëm Edi Rama pa pyetur askënd, por duke i përdrur të gjithë aktorët dhe faktorët që i duhen  për video-konsultim publik./Pamfleti

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

FMN rrëzon Bordin e Transparencës: Nuk ka nevojë për monitorim të çmimeve, ndihmoni shtresat e varfra

Pse dosja e “21 Janarit” nuk hetohet nga SPAK? Kraja: E ka në dorë Prokuroria e Tiranës, e vendosin ata fatin e saj

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Berisha: Tre lëvizjet e Ramës për “thithjen” e kriminelëve në Shqipëri

19/08/2022, 13:12
Mund t'i rrëzohet Qeveria, Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

Mund t’i rrëzohet Qeveria, Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

19/08/2022, 13:12

Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku “non-grata”: Bëje po t’a mbajti!

19/08/2022, 12:59

Krimet nga të huajt problem serioz në Britani, ministrja e Brendshme paralajmëron emigrantët shqiptarë: Ne nuk do të ndalemi

19/08/2022, 12:38

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

19/08/2022, 12:14

Twitter godet anëtarët e partisë së presidentit Vuçiç

19/08/2022, 11:59
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In