Sport11 Shkurt 2023, 20:18

“Më tha e kemi nga lart”, trajneri i Tërbunit nuk përmbahet: Arbitra ordinerë që shiten për 2 lekë

Shkruar nga Pamfleti
“Më tha e kemi nga lart”, trajneri i Tërbunit nuk

“Më tha e kemi nga lart”, trajneri i Tërbunit nuk përmbahet: Arbitra ordinerë që shiten për 2 lekë

Humbja në shtëpi në Kategorinë e Parë me shifrat 1-2 përballë Burrelit nuk ka kaluar pa polemika te Tërbuni. Vendasit pretendojnë se disfata ishte më shumë si pasojë e vendimeve të arbitrit se sa lojës së kundërshtarëve dhe këtë ide mbështet edhe trajneri i pukjanëve, Alert Alcani.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka denoncuar hapur gjyqtarin Silvio Dyrmishi, i cili drejtoi ndeshjen e skuadrës së tij.

“Kam kaq vite në këtë dreq futbolli, dikur lojtar dhe tani si trajner. Nuk arrij të kuptoj se si në 2023 akoma ka njerëz që duan të bëjnë pis futbollin, sinqerisht më vjen keq që një arbitër çun i ri me perspektivë dhe vjen dhe merr përsipër të lozi me djersën e sportistëve, tifozëve. Sinqerisht më vjen keq dhe me pafytyrësinë më të madhe më thotë në fund ‘më fal e kemi nga lart”! Kush është lart? Lart është veç Zoti. Kujt i referohen këto me këto fjalë, unë jam i sigurt që ato lart nuk kanë kohë të merren me këto poshtë, pasi kanë plot punë për të bërë…

Por thjesht këto janë ca ordinerë arbitra që vijnë dhe shiten për 2 lekë dhe ky është Dyrmishi nga Elbasani”, shkruante ai për gjyqtarin 31-vjeçar.

Sport Alert Alcani trajneri i Tërbunit