Bota 8 Mars 2022, 08:51

“Më tha se i tronditej apartamenti nga shpërthimet”, 65-vjeçari nga Britania udhëton 1800 km rreth Evropës për të

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshorti britanik i një gruaje nga Ukraina që kishte mbetur e bllokuar në vendin e saj, udhëtoi me makinën e tij rreth 1800 km rreth Evropës me shpresën të shpëtonte atë dhe macen e saj Lucky.

Ajo kishte mbetur në Ukrainë pasi regullat e emigracionit në Britani ishin shtrënguar, por Lucas thotë se do të bashkohen së shpejti pas zbutjes së kritereve të hyrjes për ukrainasit.

65-vjeçari thotë se kishte drejtuar makinën pa ndaluar 24 orë përmes Francës, Belgjikës, Gjermanisë dhe shumicën e Polonisë, para se të ndalonte një natë në afërsi të kufirit, shkruan Daily Mail .

Të dielën ai kishte arritur në Ukrainë ku tani shpreson të mbërrijë në qytetin perëndimor  Lviv, ku është larguar gruaja e tij.

Lucas, i cili punon me dyshemetë dhe gjithashtu part-time kuzhinier, tha: “I kisha thënë të përpiqej të vinte nga Polonia disa javë më parë por dëshironte të qëndronte deri të premtem dhe gjërat u përkeqësuan.

“Ajo më dërgoi foto nga qyteti ku dukeshin flakët dhe tha se i tronditej apartamenti nga shpërthimet”.

Lucas shtonte: “E këshillova të vendoste ngjitëse në xhamat e dritareve që të mos dridheshin, nuk shkonte dot te strehimi dhe qëndroi në shtëpinë e saj”.

Çifti ishin martuar kur britaniku kishte qenë me punë në Ukrainë pesë vjet më parë, por duhet të ndahej me të prej rregullave të emigracionit.

Burri tregon me tej për mediat: “Unë shkoja e takoja një herë në muaj por kur erdhi Covid nuk arritëm të shiheshim për gati një vit. Tani dua ta marr në Britani dhe shpresoj që të mos më ndalojnë në portin e hyrjes.”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #Britani #Ukrainë