Aktualitet13 Prill 2019, 15:33

Me thirrje anti-qeverisë, demokratët e Shkodrës nisen drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Me thirrje anti-qeverisë, demokratët e Shkodrës nisen drejt

Me thirrje anti-qeverisë, demokratët e Shkodrës nisen drejt Tiranës

Opozita e Bashkuar ka nisur përgatitjet për zhvillimin e protestës në orën 18:00 para kryeministrisë. Sipatizantë të dy partive kryesore janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit, në numër më të madh protestues janë nisur nga qytetet ku partitë kanë më shumë mbështetës, një ndër to është Shkodra ku PD ka mbështjetjen më të madhe. Mbi 10 autobusë janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit për të qenë në kryeqytet në orën e fillimi të protestës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit me kamera sigurie, dronë, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit, autoblinda për monitoruar gjithcka dhe ndërhyrë në rast se do të ketë eskalim të situatës. Paraditen e djeshme janë pastruar kamerat e sigurisë për të pasur një fokusim të qartë, për të shmangur ngjitjen e protestuesve, shtyllat janë lyer me graso, ndërsa u vendos mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.

Nuk dihet ende se cili do të jetë skenari i protestës në nëse do të zgjasë vetëm disa orë apo do të ketë një çadër të dytë të ngritur nga opozita.

Aktualitet Protesta e opozitës Sipmatizantet e PD