Politike17 Shtator 2022, 20:34

Medalja e parë e artë për Shqipërinë në mundje, Rama dhe Meta urojnë Abakarov për suksesin historik në Botërorin e Beogradit

Shkruar nga Pamfleti
Medalja e parë e artë për Shqipërinë në mundje,

Medalja e parë e artë për Shqipërinë në mundje, Rama dhe Meta urojnë Abakarov për suksesin historik në Botërorin e Beogradit

Mundësi rus që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov fitoi sot medaljen e artë në peshën 57 kg në stilin e lirë në Botërorin e mundjes që u zhvillua në Beograd. Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që valëviti flamurin tonë në mes të Beogradit. Abakarov mori medaljen e dytë në aspektin personal, pas lojërave Mesdhetare në Oran.

Asnjëherë më parë, Shqipëria nuk kishte fituar medalje të artë, dhe kjo mundësi vjen nga mundësi rus, por i neutralizuar si shqiptar.

Pas kësaj arritje të madhe në Kampionatin Botëror, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd” – Shkruan Rama. Dita e sotme është mjaft e veçantë, pasi ky sukses vjen për herë të parë në historinë tonë.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Abakarov për medaljen e artë që ai fitoi në Botërorin e mundjes

 “Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes. I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Akbvarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur” – Shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Në eliminatore, Abakarov mposhti me lehtësi 10-0 kolumbianin Oskar Urbamo, ndërkohë që në raundin tjetër triumfoi ndaj kubanezit Reineri Ortega, po me rezultatin 10-0. Falë këtyre dy fitoreve ai arriti të siguronte kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale,mundësi shqiptar zhvilloi një tjetër duel të mirë, duke mundur 13-2 Gulomjon Abdullaev të Uzkekistanit dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Rrugëtimi i Abakarov nuk ndalet këtu, pasi në gjysmëfinale fitoi 6-1 ndaj serbit Stevan Miçiç, duke arritur në finalen e madhe.

Politike Edi Rama Ilir Meta kreu i Partisë së Lirisë kryeministri i shqipërisë Zelimkan Abakarov