Politike16 Maj 2022, 12:47

Media austriake denoncon skandalin e çiftit presidencial, Tedi i Metës hidhet në aksion: Shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara

Shkruar nga Pamfleti
Media austriake denoncon skandalin e çiftit presidencial, Tedi i

Media austriake denoncon skandalin e Metës, reagon Presidenca: Shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara

Pas akuzave të publikuara sot në gazetën më të madhe të Austrisë “Kronen Zeitung”,  ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca.

Në një postim në rrjetin e tij social, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e konsideron artikullin e “Kronen Zeitung” si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara.

Tedi i Metës shprehet se po përgatitet një padi ndaj gazetës për shpifje dhe cenim imazhi.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh. Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjësuese, që në prill të vitit 2018. Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake. Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore”, shkruan Blushi.

Gazeta më e madhe në Austri “Kronen Zeitung”, e cila zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë”.

“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump”, Me këto fjalë nis denoncimin e saj gazeta ‘Kronen’.

Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Meta sipas gazetës austriake, pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë  kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

Gazeta e njohur gjermane denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

Politike Ilir Meta