Aktualitet12 Shkurt 2019, 14:43

Media gjermane ‘DW’ ngre alarmin: Mafia shqiptare dhe kosovare ndër më të rrezikshmet

Shkruar nga Pamfleti
Media gjermane ‘DW’ ngre alarmin: Mafia shqiptare dhe kosovare

Media gjermane ‘DW’ ngre alarmin: Mafia shqiptare dhe kosovare ndër më të rrezikshmet

Media gjermane “Deutsche Welles” raporton se grupet mafioze shqiptare dhe kosovare cilësohen ndër grupet më të rrezikshme që operojnë në gjermani.

Ministri i Brendshëm i Rajonit të Veriut, Sebastian Fiedler, tërheq vëmendjen se ata nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve, por se kanë vendosur rregullat e tyre. Ai thekson se ka ardhur koha që të aplikohet parimi i tolerancës zero. Ekspertët flasin për 500 mijë persona, anëtarë të grupeve pak a shumë aktive.

“Ata kanë të përbashkët faktin se janë nënkultura që pretendojnë sistemin e tyre të normave dhe vlerave, duke refuzuar kategorikisht sistemin gjerman ligjor, duke u përpjekur të imponojnë sistemin e tyre dhe të jetojnë në njërën anë duke përdorur sistemet sociale gjermane dhe nga ana tjetër , duke ruajtur një standard të lartë jetese nëpërmjet veprave penale “, shpjegoi Sebastian Fiedler, nënkryetar federal i shoqatës së hetuesve kriminale gjermanë.

Këto grupe janë përgjegjës për veprat penale nga trafiku i drogës në trafikun e armëve, te pastrimi i parave deri te vjedhjet spektakolare. Ata bëjnë jetë luksi, madje paguajnë shuma të konsiderueshme për avokatët në çështje të ndryshme.

Drejtësia përballet me vështirësi për goditjen e tyre, pasi kanë mbështetje në komunitetet ku jetojnë. Në Nordrhein-Westfalen, mes viteve 2016 dhe 2018, u regjistruan më shumë se 14 mijë krime.

 

Uncategorized DW kosovare Mafia shqiptare me te rrezikshmet ngre alarmin