Bota22 Mars 2022, 09:20

Media ruse: Alexey Navalny shpallet fajtor për mashtrim

Shkruar nga Pamfleti
Media ruse: Alexey Navalny shpallet fajtor për mashtrim

Alexey Navalny shpallet fajtor për mashtrim

Gjykata ruse ka shpallur fajtor liderin opozitar të Kremlinit Alexei Navalny, nën akuzën për mashtrim, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

“Navalny ka kryer vjedhje të pronës së dikujt me mashtrim”, tha gjyqtarja Margarita Kotova në shpalljen e vendimit, shkruan TASS.

Prokuroria kërkoi 13 vjet burg dhe një gjobë prej 1.2 milionë rubla (afërsisht 10,700 dollarë). Navalny-n do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vuajë dënimin me 13 vjet për akuzat e mashtrimit dhe përbuzjes së vendimeve të gjykatës,

Navalny, 45 vjeç, u arrestua në janar 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania ku po shërohej nga helmimi me agjent nervor – diçka që ai fajëson Kremlinin dhe që autoritetet ruse e mohojnë.

Ai është një kritik i hapur i Presidentit Putin dhe po vuan një dënim prej tre vitesh e gjysmë për akuzat se vodhi 3.5 milion £ donacione për organizatat e tij politike, të cilat ai i mohon dhe i quan të motivuara politikisht.

Gjatë javëve të fundit, Navalny ka bërë thirrje nga burgu për protesta të vazhdueshme në Moskë, kundër vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Bota